Deputeti që e drejtoi seancën e parë nuk mundi të shkonte në seancën e fundit të legjislaturës së Kuvendit

E nisi para dy viteve seancën e parë të legjislaturës së VI-të por ai sot nuk mundi të jetë i pranishëm në seancën e fundit të këtij mandati.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, sot nuk arriti të jetë pjesë e seancës ku deputetet votuan që të vetëshkarkohen.

“Te Baca Adem Mikullovci”, shkroi në rrjetin social “Instagram” anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Në këtë vizitë ishin të gjithë deputetët e Vetëvendosjes të kryesuar nga kryetari i tyre, Albin Kurti.

Adem Mikullovci, si deputeti më i vjetër i legjislaturës, ishte ai që e drejtoi seancën e parë inauguruese të Kuvendit në gusht të vitit 2017, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

View this post on Instagram

Te Baca Adem Mikullovci

A post shared by Rexhep Selimi (@rexhep.selimi_10) on

www.kallxo.com