Albin Kurti flet për kërcënimin nga anëtari i Nismës Socialdemokrate

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar kërcënimin që i është bërë në Facebook nga zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti.

Për Kurtin, deklarata e Hotit nuk është ndonjë gjë për t’u shqetësuar.

“Janë organet e sigurisë që e vlerësojnë këto gjëra, mirëpo ashtu siç nuk jam unë John Kennedy, nuk është as Haxhi Hoti Lee Harvey Oswald. Prandaj nuk mendoj që është ndonjë gjë alaramante”, ka thënë ai para mediave.

Dje, Hoti kishte shkruar se Albin Kurti i ka vetëm dy rrugë, të largohet nga Kosova ose të vritet.

Pak orë më vonë, Haxhi Hoti e kishte fshirë këtë koment dhe kishte kërkuar falje publike për atë status duke thënë se ai nuk është autori. Ai madje i ka fajësuar mediat se pa lejen e tij e kanë publikuar shkrimin.

Kurse, sot Policia e Kosovës ka bërë të ditur se anëtari i Nismës është në mbajtje për 48 orë.

Kandidati për deputet i Nismës thotë se Albin Kurti mund të vritet në Kosovë

www.kallxo.com