Haxhi Hoti kandidat per deputet i Nismes per Kosove

Anëtari i Nismës kërkon falje por fajëson mediat

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, që para disa orësh kërcënoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, përmes Facebook-ut, e ka fshirë postimin kërcënues dhe ka kërkuar falje publike për atë status duke thënë se ai nuk është autori.

Ai madje i ka fajësuar mediat se pa lejen e tij e kanë publikuar shkrimin.

“Eshte një gabim tekenik i imi, ku mediat pa me pyt mua e kan shpernda kete shkrim! Kerkoj falje publike”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti kishte qenë kandidat për deputet i Nismës Socialdemokrate në zgjedhjet e 6 tetorit duke marrë rreth 300 vota.

Prokuroria e shtetit në një përgjigje të shkurtë për KALLXO.com ka deklaruar se do të merren masa ndaj këtij kercënimi.

Kandidati për deputet i Nismës thotë se Albin Kurti mund të vritet në Kosovë

Kercenimi i anetarit te Nismes per Albin Kurtin