Haxhi Hoti kandidat per deputet i Nismes per Kosove

Kandidati për deputet i Nismës thotë se Albin Kurti mund të vritet në Kosovë

Kandidati i Nismës Social Demokrate të Kosovës për deputet në zgjedhjet e fundit Haxhi Hoti përmes një postimi në Facebook ka përmendur mundësinë e vrasjes së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sipas tij, Albin Kurti i ka vetëm dy rrugë, të largohet nga Kosova ose të vritet.

Ai madje ka përdorur si analogji edhe vrasjen e presidentit amerikan, John Kennedy.

“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikanë që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikanë që të jetë President. Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër. Albin Kurri ika 2 rrugë: ose ta lshoj Kosovën ose të vritet”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Haxhi Hoti.

Hoti në zgjedhjet e 6 tetorit kishte qenë kandidat për deputet nga koalicioni Nisma AKR e PD.

Ai kishte qenë me numër 107 në listën e kandidatëve të koalicionit derisa kishte marrë 306 vota gjithsej.

Albin Kurti dhe partia e tij kanë dalë të parët në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kercenimi i anetarit te Nismes per Albin Kurtin