Albin Kurti e Arben Vitia mbajnë konferencë të përbashkët

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia do të mbajnë një konferencë sot.

Sipas njoftimit të Zyrës për Media të Kryeministrisë, konferenca është paraparë të mbahet në orën 19:00 në oborrin e qeverisë.

Ende nuk janë dhënë detaje se cilat do të jenë temat që do të trajtohen në këtë konferencë nga Kurti e Vitia.

Kujtojmë vendimi i Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve përfundon sot ndërsa një vendim të tillë Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur jo kushtetues.