Albert Kinolli për ulje të taksave dhe kundër shkëmbimit të territoreve

Albert Kinolli nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), synon që edhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit t’i shtyjë përpara kauzat e partisë dhe të komunitetit rom në Kosovë.

“PREBK do të mundohet si tash e 20 vite me parë ta ruajë identitetin e vet kombëtar, gjuhën, kulturën, muzikën, traditën, doket, zakonet dhe të parandalojë asimilimin”, tha Kinolli duke shtuar se arsimimi i komunitetit është kauza tjetër.

“Ne si parti politike do të japim kontributin maksimal që përmes Ministrisë së Arsimit që ta ngrisim nivelin e vetëdijes si te prindërit po ashtu edhe te nxënësit që mos ta braktisin shkollën dhe njëherë e përgjithmonë të kuptojmë se vetëm me arsim cilësor mundë të kemi sukses”, theksoi Kinolli.

Ai ka bërë thirrje që të ulen taksat e produkteve ushqimore në Kosovë.

“Sidomos te komuniteti rom situata është pak më e dobët sa i përket çështjes socio-ekonomike dhe te secili produkt ia vlen që taksa pak të ulet, mirëpo duke pasur parasysh faktin se ne kemi vetëm dy burime të mbushjes së arkës së shtetit që janë doganat dhe taksat atëherë mendoj që ato që janë primare ushqimore kish me qenë ne favor jo vetëm të komunitetit rom po për të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, shtoi Kinolli.

Kinolli që ka qenë pjesë e institucioneve të Kosovës për disa viteve thotë se në parlamentin e Kosovës do tentojë t’i shtyjë përpara disa amendament të cilat janë në dobi të komunitetit rom.

Kinolli thotë se qyteti prej nga vjen ai, Prizreni, është shembulli më i mirë se si disa komunitetet jetojnë në të njëjtin vend.

“Komuna e Prizrenit është një komunë specifike për shkak se është komunë multikulture, multietnike ku jetojnë së bashku shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalitë, egjiptasit etj, dhe kjo është madhështia e këtij qyteti dhe shembulli me i mire se si mundën shumë komunitete të jetojnë në harmoni”, tha Kinolli duke shtuar se ka raste ku ka edhe diskriminime të komunitetit rom.

Ai gjithashtu ka kërkuar që secili qytetar të kujdeset për ambientin.

“Shumë pak po bëhet në drejtimin e pastërtisë sepse një individ apo një kompani nuk është e nevojshme të ruajë ambientin e pastër mirëpo secili qytetar e ka  obligim për rrethin apo mjedisin ku jeton”, theksoi Kinolli.

Kandidati i partisë PREBK ka thënë se është kundër ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr e gjithash u shpreh kundër edhe djegies së qymyrit ne shtëpi gjatë dimrit.

Kinolli shtoi se ndërtimi i autostradës së Dukagjinit është e nevojshme për qytetarët e asaj zone dhe për bartjen e transportin e mallrave.

Ai tha se me fanatizëm duhet të mbrohet territori i Kosovës dhe asesi të mos mendohet shkëmbimi i territoreve me Serbinë.

Martesa në mes të gjinisë së njëjtë për Kinollin është e drejtë kushtetuese.

“Sinqerisht të them sa i përket mentalitetit tonë ne dihet jetojmë në Kosovë dhe jemi ne rregull mirëpo nëse jemi në hap me kohën edhe me Kushtetutë ju kemi lejuar, është zgjidhja e tyre”, tha Kinolli

Për është deklaruar edhe për bartjen e shamive në shkolla nga nxënëset.

Kinolli theksoi se prej kohës kur është bërë deputet asnjëherë nuk ka punuar ndonjë punë tjetër gjithashtu preferon që kontrollet mjekësore t’i bëjë në spitalet publike.

Kinolli gjithashtu ka theksuar se secila punë që njeriu e bën rrethi ka dobi prej saj ndërsa sa i përket komunitetit që ai përfaqëson vërehet dhe len gjurmë edhe një punë sa do e vogël që është duke i marrë parasysh nevojat që i ka ai komunitet.

“Gjithsesi ajo është akt moral dhe kërkesë morale”, theksoi Kinolli kur u pyet se a jep dorëheqje nëse i ngritët aktakuzë.