Deputeti Albert Kinolli - Foto: Facebook
Albert Kinolli: Jemi kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme
22.4.2020 - 17:20
Albert Kinolli nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), ka deklaruar se janë kundër zgjedhjeve të reja.
“Nuk është momenti i duhur që të ketë zgjedhje për shkak të pandemisë. Mendojmë që duhet formohet një Qeveri e re, qe do të përballet me pandeminë dhe probleme të tjera”, tha Kinolli.
Kinolli bashkë me liderët e partive të tjera po marrin pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga Thaçi për të diskutuar për mandatarin e ri.
Nis takimi, Thaçi kërkon vullnetin e partive për qeveri të re apo zgjedhje të jashtëzakonshme