Deputeti, Albert Kinolli

Albert Kinolli kërkon nga Ministri i Arsimit pasije teknologjike për fëmijët e komuniteteve

Deputeti nga radhët e Partisë Rome të Bashkuar, Albert Kinolli ka kërkuar nga Ministri i Arsimit, Ramë Likaj paisje tekonologjike për fëmijët romë, ashkalinj dhe egjipitan, me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.

Kinolli këto komente i bëri gjatë interpelancës së  Ministrit Likaj e cila po mbahet për mësimin në pandemi.

Deputeti Kinolli ka thënë se fëmijët nga këto komunitete kanë pasur probleme të shumta gjatë zhvillimit të mësimit online në periudhën e pandemisë.

“ Mësimi është duke u zhvilluar në kushtë të rënda dhe i kuptojmë vështirsitë që i ka MASH si dhe komunat. Mirëpo prioritet duhet të jetë shëndeti i  nxënësëve brenda dhe jashtë shkollës. Kërkoj nga ju qasje më proaktive sa i përket fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptas. Kërkoj nga ju qasje më serioze kur është puna tek pasijet teknologjike, që të kenë qasje të barbartë me fëmijet e tjerë. Mungesa e këtyre pasijeve duhet të zgjidhet në mënyrë që të mos përseritet situata e mësimit gjatë periudhës së pandemisë”, ka thënë ai gjatë kësaj interpelance.