Ilustrim

Aksion i gjerë kundër drogës në rajonin e Prizrenit

Një aksion i gjerë është duke u zhvilluar ne Rajonin e Prizrenit.

Aksioni po zhvillohet në tri lokacione. Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com, Zëdhënësi i Policise se Rajonit të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Deri më tasi sipas Osmanollajt një person është arrestuar për posedim të narkotikë.

“Deri më tash mund të ju them se aksioni do të zhvillohej në tre lokacione. Tani kemi një person të arrestuar për drogë dhe një sasi të vogël të  konfiskuar për drogë. Këto janë informacionet zyrtare pasi që aksioni po vazhdon ende”, tha Osmanollaj për KALLXO.com.