
Aksion i bastisjeve nga ATK në dy lokacione në Prishtinë
22.3.2022 - 10:43
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) me asistencën e Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar bastisje që nga ora 09:00.
Aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë.
Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi- Sefa tha për KALLXO.com se aksioni është duke vazhduar ende. Ajo ka paralajmëruar se kur të përfundojë do të japin informacione më të detajuar.
“Është një aksion i ATK-së më Policinë e Kosovës në dy lokacione të ndara në Prishtinë. Pasi të përfundojë do japim informacione sepse është duke vazhduar dhe mund të ndikojë në proces”, ka thënë Bytyqi- Sefa.