Aksident tragjik në Hungari, vdesin dy kosovarë

Dy persona kanë vdekur në Hungari pas një aksidenti në trafik.

Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Përmes një njoftimi në Facebook, ajo tha se institucioni që drejton po punon me autoritetet e Hungarisë për kthimin e trupave në Kosovë.

“Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e dy shtetasve të Republikës së Kosovës, K.H dhe J.R, në një aksident trafiku në Hungari” – ka shkruar Gërvalla.

“Sapo kontaktova me familjarë të viktimave dhe iu shpreha ngushëllime për humbjen e më të dashurve të tyre. Njëkohësisht i sigurova për mbështetjen institucionale, teksa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes misioneve diplomatike në Hungari dhe Gjermani, bashkë me autoritetet hungareze, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për kthimin e trupave të tyre” – thuhet në njoftimin e ministres së Jashtme dhe Diasporës.