Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Klinë, krijohen kolona - VIDEO

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Prishtinë-Klinë, përkatësisht në Gllarevë.

Në fotografitë, të cilat i ka dërguar një lexues i KALLXO.com, shihen dy vetura të aksidentuara. Në vendngjarje janë parë edhe Policia e Kosovës.

Ndërkohë, pas aksidentit është krijuar edhe kolonë e gjatë automjetesh.

KALLXO.com ka dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës, rajoni i Pejës, për të marrë më shumë informacione.