(Ilustrim) - Foto: KALLXO.com/Arkiv

Aksident trafiku në rrugën Gjakovë – Klinë, dy persona të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur më 09.06.2024 në fshatin Mrasor të Rahovecit, në segmentin rrugor Gjakovë – Klinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 15:30 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor (sipas të dhënave të pranuara nga personeli mjekësor, bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore)”- ka thënë Elezaj.