Foto-ilustrim

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Podujevë, 6 të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë-Podujevë, më saktësisht në fshatin Gllamnik.

6 persona janë lënduar.

“Me datën 06.01.2022, rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

Sipas Ahmetit bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë pësuar lëndime.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin po merret njësiti i trafikut.