Foto: Ilustrim

Aksident trafiku në Hajvali, vdes një fëmijë 1-vjeç

Një aksident trafiku ka ndodhur sot, më 29.05.2024, në fshatin Hajvali të Prishtinës, në të cilin ka humbur jetën një fëmijë 1-vjeç.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person i lindur në vitin 2023.

Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut.