Foto-ilustrim

Aksident në rrugën Prishtinë- Gjilan, 5 të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe ka edhe të lënduar.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia.

Sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30.

“Kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha zëdhënësja.

Ajo tregoi se ekipet e Policisë janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme për sqarimin e shkaktarit të aksidentit.