Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot, më 28.06.2024, në rrugën “Gazmemd Zajmi” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për KALLXO.com se të lënduar në këtë aksident kanë mbetur tre persona.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Gazmemd Zajmi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura ndërkaq tre persona kanë marrë lëndime trupore” – tha Borovci.

Tutje ai shtoi se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.