Aksident në Mitrovicë, lëndohen një motorist dhe një këmbësor

Një motorist dhe një këmbësor janë përfshirë në një aksident në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Rreth orës 13:15, është raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësorë. Drejtuesi i motoçikletës dhe këmbësori ka kërkuar tretman mjekësor”- ka thënë Zahiti për KALLXO.com.

Aksidenti ndodhi më 04.02.2024.