Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Aksident në Gjakovë, lëndohet ngasësja e motoçikletës

Një grua ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ku të përfshira ishin një automjet dhe një motoçikletë.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në udhëkryq mes rrugëve “Mic Sokoli” dhe “Martiret Qerezi” në Gjakovë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Aksidenti dyshohet se ka ndodhur derisa ngasësi i automjetit VW Touran ishte duke lëvizur përgjatë rrugës “Mic Sokoli” dhe kur arrin në udhëkryq me rrugën “Martirët Qerezi” nuk e respekton shenjën e trafikut (kryqëzim me rrugë me përparësi kalimi) dhe goditet nga motoçikleta në pjesën anësore të krahut të djathtë”, ka njoftuar ai.

E lënduar ka mbetur ngasësja e motoçikletës e cila është dërguar ne Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë.

“Pas marrjes se ndihmës për shkak të lëndimeve të rënda frakturë në dorën e majtë shtrohet në Repartin e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm”, ka thënë Xhurkaj.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit rasti shkon ne procedurë te rregullt.