Aksident mes një kamioni dhe një veture në Dollc të Klinës

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Dollc të Klinës.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 13:00, Policia është informuar se në fshatin Dollc, Komuna Klinë ka ndodhë një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture. Si pasojë e këtij e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ai.

Sipas Rugovës, personat e lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim të mëtutjeshëm.