Aksident mes dy veturave në Komoran (FOTO)

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Komoran të Drenasit.

Një qytetar ka dërguar disa fotografi të këtij aksidenti në adresë të KALLXO.com.

Siç shihet në fotografi, në vendin e ngjarjes ka arritur Policia dhe është duke u marrë me aksidentin.

Qytetari gjithashtu ka treguar që përveç Policisë, në vendin e ngjarjes ka arritur edhe autoambulanca.