Aksident me të lënduar në qendër të Prishtinës

Një aksident trafiku ka ndodhur para gjysmë ore në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë, afër kthesës te Fakulteti Ekonomik dhe ai Juridik.

Sipas një qytetari, i cili ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi, në këtë aksident ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe ndihma e shpejtë.

Siç shihet edhe në foto, njësitë e Policisë janë duke kryer hetimet për të kuptuar shkakun e aksidentit.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari: