Foto: Ilustrim

Aksident me fatalitet në Viti, një e vdekur

Sot rreth orës 11:30 në fshatin Sllatinë e Ulët të komunës së Vitisë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Sipas të dhënave nga Policia, shoferi i një veture ka humbur kontrollin dhe dyshohet se e ka goditur një mur skaj rruge, me ç’rast tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë në qendrën emergjente të Gjilanit.

Në njoftimin e Policisë theksohet se edhe përkundër ndihmës së ofruar, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore që ndodhej në veturë, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident.

Policia potencon se drejtuesja e makinës pas tretmanit mjekësor në spitalin e Gjilanit është liruar, por  me urdhër të prokurorit ndalet në qendrën e ndaljes për 48 orë, gjersa pasagjerja tjetër e lënduar është jashtë rrezikut për jetë.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në IML për obduksion.

Ndërsa, Policia e Kosovës është duke i bërë hetimet për t’i kuptuar shkaqet e këtij aksidenti.