Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Aksident i rëndë komunikacioni, vdiq një 21 vjeçare

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një aksidenti në komunikacion.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 01:35 minuta, në rrugën Ferizaj-Lipjan, në fshatin Muzeqinë

Sipas raporteve të para policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës VW Golf V.O, 26 vjeçar , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe kushteve të rrugës ka humbur kontrollin mbi timonin dhe ka dalur jashtë rrugës në anën e majtë me ç’rast automjeti ka rënë në lumin e fshatit.

Në këtë aksident, pasagjerja A.A.21 vjeçare ka humbur jetën dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë.

Policia ka njoftuar se pesë personave të tjerë të lënduar fillimisht iu është dhënë ndihma e parë në emergjencën e Ferizajt dhe dy prej tyre janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor.

Me rast janë duke u marrë hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunum me Prokurorin e Shtetit./21Media