Aksident i rëndë afër Drenasit, dyshohet për një të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Çikatovë e Vjetër të komunës së Drenasit, ku si pasojë dyshohet se  ka vdekur një person.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.

“Sonte rreth orës 21:30 në fshatin Çikatovë e Vjetër të Drenasit është shkaktuar një vetaksident në trafik, me lëndime të rënda trupore ku si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka humbur jetën, kurse tre të tjera janë të lënduar”, ka bërë të ditur Hoxha.

Ai ka apeluar te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilentë dhe gjatë vozitjes shpejtësinë ta zhillojnë duke iu përshtatur kushteve dhe rrethanave në rrugë.