Poklek
24 vjet nga masakra në dy fshatrat e Drenicës, Poklek dhe Çikatovë e vjetër
17.4.2023 - 10:22
24 vite më parë, në dy fshatra të Drenicës ishin masakruar 77 civilë shqiptar.
Sot, pas më shumë se dy dekada, shënohet 24-vjetori i masakrave në Poklek dhe Çikativë e vjetër.
Në këtë datë të vitit 1999, forcat serbe vranë 53 civilë në fshatin Poklek dhe 24 civilë në fshatin Çikatovë e vjetër.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës do bëjnë homazhe në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër të Komunës së Drenasit.
Në dhomën e një shtëpie në Poklek të Drenasit forcat ushtarake e policore serbe kanë vrarë dhe djegur 53 civilë shqiptarë të paarmatosur, pleq, gra e fëmijë, madje edhe të sapolindur.
Krimet serbe në Kosovë, brenda shtëpisë ku u vranë 53 civilë shqiptarë në Poklek (VIDEO)