Ahmeti paralajmëron çerdhe të re në Tophane

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar hapjen e një çerdhe të re në lagjen Tophane.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook tha se është hapur edhe konkursi për çerdhen e re “Ketrushët”.

“Me këtë konkurs përgatitemi për hapjen e çerdhes në këtë lagje. Në radhë është Kalabria e cila po ashtu përfundohet shpejtë. Çerdhja e rindërtuar te blloku përfundon brenda tetorit, ndërsa në planifikim janë Kolovica dhe çerdhja e re në Dardani”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, Ahmeti kishte bërë premtim parazgjedhor se gjatë mandatit të tij si kryetar cdo zonë në kryeqytet do të ketë çerdhe.