Ahmeti: Në vitet e 90-ta Kosova ka pasur tre helikopterë

Sot, pas 14 viteve nga shpallja e Pavarësisë, Kosova nuk ka helikopterë mirëpo në vitet e 90-ta i kishte tre.

Kështu ka thënë në emisionin “Kallxo Pernime” ish-komandanti i Shërbimit Policor të Kosovës, Sheremet Ahmeti.

Madje ai tha se helikopterë ka pasur edhe trafiku rrugor.

“Në vitet e 90-ta i kemi pasur tre helikopterë. Një e kam pasur unë sepse kam qenë kryeshefi i komunikacionit apo trafikut rrugor”, tha Ahmeti.

Ai tha se njëri ka qenë për njësinë speciale ndërsa tjetri për nevoja të ndryshme.

Mirëpo Ahmeti tha se pas shpalljes së pavarësisë, Policia e Kosovës ka pasur suksese të vazhdueshme.

“Ka nevojë urgjente që çështja e statutit të Policisë së Kosovës të rregullohet sepse me atë kontribuojmë edhe në siguri edhe të vendit sepse ai së pari ndihet mirë si policë”, u shpreh më tutje ai.