Foto: Ridvan Slivova/AGK

AGK: Nuk ka ndalesë për gazetarët

Gazetarët nuk do të preken nga vendimet të cilat i ka marrë sot Ministria e Shëndetësisë për ndalim qarkullimin më shumë se 1 orë e 30 minuta.

Kështu ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK përmes një njoftimi në facebook, duke kërkuar nga gazetarët që gjatë gjithë kohës ti mbajnë me vete ID e punës.

“Nuk ka ndalesa për mediet, punonjësit medial të lirë 24 orë që ta ushtrojnë profesionin e tyre

Gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe punonjësit tjerë medial duhet që gjatë gjithë kohës të mbajnë me vete I.D. e tyre të punës, të cilat dëshmojnë angazhimin e tyre profesional”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë sot ka marrë vendim që qytetarët mbi moshën 16-vjeçare, nga e mërkura, (6:00 mëngjes), do të kenë të drejtë qarkullimi vetëm një orë e gjysmë në ditë. E koha e tyre e daljes jashtë shtëpive do të përcaktohet në bazë të numrave të parafundit të letërnjoftimeve.