Agjencia e Ushqimit tërheq nga tregu disa seri të produkteve Kinder

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka tërhequr nga tregu disa produkte Kinder të prodhuesit Ferrero për shkak të paralajmërimeve se mund të ketë prezencë të salmonelës.

AUV në komunikatën e tyre kanë bërë të ditur se në disa analiza të kryera dhe se salmonela nuk ka rezultuar të jetë e pranishme në këto produkte, megjithatë është vendosur të largohen.

“Edhe pse deri me tani asnjë nga produktet Kinder të tregtuara në Kosovë nuk ka ndonjë analizë që ka rezultuar pozitiv në salmonelë. Në koordinim dhe me njoftim të prodhuesit, si masë paraprake është vendosur tërheqja produkteve Kinder”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu në komunikatë thuhet se prodhuesi në koordinim me distributorin kanë vendosur për të tërhequr vullnetarisht këto produkte të specifikuara.

AUV tutje në komunikatë ka bërë të ditur që konsumatorët që kanë blerë ndonjë nga produktet përkatëse, të mos i konsumojnë ato, por t`i kthejnë te distributori.

Britani – Vezët e çokollatës Kinder Surprise tërhiqen nga tregu nga frika e prezencës së salmonelës