Agjencia e Statistikave tregon se sa fëmijë u lindën në Kosovë gjatë 2023?

Brenda 12 muajve të vitit 2023 në Kosovë dhe jashtë shtetit janë lindur 31 mijë e 110 fëmijë kosovarë.

Këto të dhëna janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, përkatësisht Departamenti i Statistikave Sociale.

Sipas ASK-së, nga të dhënat e marra nga Regjistri Civil i Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjeve Civile, në vitin 2023, janë regjistruar 31 mijë 110 lindje brenda dhe jashtë Kosovës.

Prej këtyre lindjeve të regjistruara, vetëm në Kosovë janë 21 mijë e 654.

Nga këta, meshkuj janë 11 mijë e 207 apo 51.8% dhe 10 mijë e 447 apo 48.2% lindje janë femra.

“ASK do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbej për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative”, thuhet në njoftimin e ASK-së.