Agim Veliu - foto Facebook

Agim Veliu: Kam hëngër plumba për aktivitetin politik në LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se ka marrë plumba për LDK-në dhe bindjet e tij politike.

Ai ne emisionin Debat Plus në Televizionin Dukagjini tha se në vitin 2000 gjatë kthimit në shtëpi është sulmuar me disa plumba.

“Në vitin 2000, një ditë gjatë rrugës për në shtëpi nga një veturë është zbrazur një karikator plumbash në veturën time, i kam marr tre plumba në trup dhe gjithë dritaret e veturës kanë qene të thyera. Unë kam hëngër plumba për aktiviteitn politik në LDK sepse me mjete demokratike nuk kanë mundur të më mposhtin. Aktiviteti im politik dikujt i ka penguar. E verteta është se edhe përkundër kërcënimeve të ndryshme unë nuk e ndala aktivitetin dhe në Podujevë i kam fituar të gjitha zgjedhjet”, tha Veliu.

Tutje Veliu tha se nuk e di deri ku ka shkuar hetimi për këtë rast duke përmendur edhe shumë vrasje të pazbardhura të asaj periudhe.

“Nuk kam ndonjë informacion se deri ku kanë shkuar hetimet për këtë rast, pres që ky dhe rastet tjera të zbardhen. Unë jam gjallë por kam shumë kolegë të mi që janë vrarë për bindje si Xhemail Mustafa, Enver Maloku, Ukë Bytyqi etj,” ka shtuar tutje Veliu…..