Afganistani në kontekst: Cila është historia që rezultoi me krizën aktuale?

Talibanët kanë finalizuar një marrje të shpejtë të pushtetit në Afganistan pasi Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore i përfunduan misionet e tyre gati 20-vjeçare atje.

Pavarësisht se vendet perëndimore trajnuan mijëra trupa afganë, të njëjtit nuk ishin në gjendje t’i bënin ballë luftëtarët talebanë ndërkohë që shumë vëzhgues atje e kanë përshkruar këtë marrje të pushtit nga talebanët atje si një dështim mahnitës.

Për shumë njerëz, situata aktuale kuptohet si një prapakthim në gjendjen kur talebanët sunduan Afganistanin në vitet 1996-2001.

Si më poshtë po japim një vështrim prapa në dekadat e luftës në Afganistan.

1973: Mbreti u përmbys përmes një grusht shteti

Që nga viti 1930, Afganistani  ishte një monarki e udhëhequr nga Muhammad Zahir Shah. Në vitin 1973, megjithatë, Zahir Shah u përmbys në një grusht shteti nga kushëriri i tij Mohammad Daoud Khan.

Sipas Khan grushti i shtetit do të zëvendësonte Mbretin e korruptuar me demokraci dhe u përpoq të distanconte Afganistanin nga Bashkimi Sovjetik.

 

Presidenti afgan Hamid Karzai (Q), nënkryetari i parë dhe ministri i Mbrojtjes Marshal Muhammad Qasim Fahim (D) dhe ish -mbreti Aghan Muhammad Zahir Shah (M).  Foto: AFP

1978: Fillon lufta civile në Afganistan

Daoud Khan u vra në një grusht shteti në 1978 pasi partia politike komuniste, Partia Demokratike e Afganistanit (PDPA), mori kontrollin në Afganistan.

Grushti i shtetit u bë i njohur si Revolucioni Saur me udhëheqësin e partisë komuniste Nur Muhammad Taraki duke marrë pushtetin.

Historianet Elisabeth Armstrong dhe Vijay Prashad shkruan se regjimi miratoi ligje marksiste, duke përfshirë eleminimin e një prikë për gratë dhe lejimin e tyre për të punuar.

Mirëpo qeveria komuniste ishte gjithashtu e njohur për dhunën, duke përfshirë burgosjen dhe ekzekutimin e dhjetëra mijërave.

Tre ushtarë sovjetikë me automjetin e tyre luftarak të këmbësorisë të mekanizuar Bmp-1, në anën e rrugës kryesore Jalalabad në Kabul, e martë, 8 janar 1980, Foto: AP 

1979: Bashkimi Sovjetik pushton Afganistanin

Ushtria e Kuqe pushtoi Afganistanin më 24 dhjetor 1979, duke dërguar trupa në vend.

Ata vendosën Babrak Karmal, një udhëheqës të internuar të një prej fraksioneve të partisë komuniste në vend, për të udhëhequr Afganistanin.

Ndërkohë, administrata Carter në SHBA kishte filluar të mbështeste muxhahedinët afganë, luftëtarë rebelë që luftuan kundër Bashkimit Sovjetik. Pjesa më e madhe e mbështetjes për muxhahedinët u dërgua përmes Pakistanit.

1988-89: Trupat sovjetike tërhiqen nga Afganistani

Lufta guerile dhe konflikti i përfaqësimit të Luftës së Ftohtë midis sovjetikëve dhe muxhahedinëve afganë përfundimisht çuan në tërheqjen e Ushtrisë së Kuqe nga Afganistani në humbje.

Marrëveshjet e Gjenevës të vitit 1988 përfshinin një deklaratë që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik të respektonin pavarësinë dhe sovranitetin e Afganistanit dhe Pakistanit dhe të përmbaheshin nga ndërhyrja ndaj njëra-tjetrës.

Sovjetikët vazhduan të mbështesin qeverinë komuniste në Afganistan deri në vitin 1992 ndërsa luftimet midis qeverisë dhe muxhahedinit vazhduan.

1992-1996: Fraksionet luftojnë për pushtet në Afganistan

Luftimet midis fraksioneve mujaheddin vazhduan në Afganistan pasi Najibullah, udhëheqësi i mbështetur nga Sovjetik, dha dorëheqjen.

Kombet e Bashkuara u përpoqën pa sukses për të gjetur një zgjidhje për një situatë të komplikuar më shumë nga ndikimi i jashtëm dhe lufta civile.

Mijëra vetë u raportuanse ishin vrarë në Kabul në vitin 1994, shumë prej të cilëve u vranë në sulmet me raketa.

“Forcat e jashtme e panë paqëndrueshmërinë në Afganistan si një mundësi për të shtyrë përpara axhendat e tyre të sigurisë dhe politikës,” thuhet në një dokument të Arkivit të Sigurisë Kombëtare të Universitetit Georgetoën.

“Midis tyre ishin grupe terroriste të tilla si rrjeti i Osama Bin Ladenit al-Kaeda dhe shtete të tilla si Pakistani, Irani, Rusia dhe India. Pakistani, për shembull, e pa një Afganistan jostabil si një ndihmë për sigurinë e tij të brendshme, duke i lejuar atij një thellësi strategjike kundër Indisë “.

 

Në këtë fotografi të datës 28 shtator 1996, shihen tanke të drejtuara nga luftëtarët talebanë dhe të zbukuruar me lule para pallatit presidencial në Kabul, Afganista, Foto: AP

1996-2001: Talibanët marrin Afganistanin

Talibanët, një grup radikal me mbështetje nga Pakistani dhe Arabia Saudite, morën nën kontroll Kabulin në shtator të vitit 1996.

Nën sundimin taleban, gratë dhe vajzat u ndaluan nga shkolla dhe puna. Ata nuk u lejuan të dilnin nga shtëpia pa prezencën e një burri apo të shfaqnin ndonjë pjesë të trupit, sipas Amnesty International. Dënimet për mosrespektimin e rregullave strikte ishin të ashpra.

Ata gjithashtu lejuan që Al Kaeda dhe radikali saudit Osama bin Laden të vepronin në Afganistan. Si përgjigje të tri shpërthimeve ndaj ambasadës, SHBA bombardoi tri baza stërvitore të përdorura nga Bin Laden.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi sanksione ndaj talebanëve në vitin 1999, duke këmbëngulur që ky grup radikal ta dorëzonte Bin Ladenin. Këto sanksione përfshinin një embargo armësh nga viti 2000 pasi talebanët nuk u pajtuan me kërkesën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

 Më 9 shtator të vitit 2001, lideri anti-taleban Ahmad Shah Massoud u vra nga Al-Kaeda në atë që shumë tani e shohin si një pararendës të sulmeve në Nju Jork dhe Uashington.

Tymi shihet duke dalur nga kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork pasi dy aeroplanë u përplasën në të dy kullat, Foto: AP

Viti 2001

Gati 3,000 njerëz vdiqën në sulmet e 11 shtatorit 2001 në Nju Jork dhe Uashington, duke shkaktuar një ndryshim dramatik të ngjarjeve.

Presidenti amerikan George ë. Bush deklaroi se kërkimi ishte “duke u zhvilluar për ata që qëndrojnë prapa këtyre akteve të liga”.

“Ne nuk do të bëjmë dallim midis terroristëve që kryen këto akte dhe atyre që i strehojnë ata.” Disa ditë më vonë, Bush autorizoi përdorimin e forcës kundër atyre që ishin përgjegjës për sulmet.

Sulmet ajrore nga forcat amerikane dhe britanike filluan më 7 tetor të vitit 2001, dhe kryesisht konsistonin në targetimin e talebanëve.

Përfundimisht, në Kabul një qeveri e re u vendos në dhjetor të vitit 2001 me një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare për të ruajtur sigurinë. Regjimi taleban pa fundin e vet në dhjetor të vitit 2001 kur edhe u largua nga Kandahari.

Vitet 2001-2021

Deri në vitin 2002, Presidenti amerikan Bush bëri thirrje për një rindërtim të ngjashëm me Planin Marshall në Afganistan; një qeveri transitore nën Hamid Karzain u themelua në Afganistan me zgjedhjet e para që u mbajtën në vitin 2004.

NATO mori Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë (ISAF) në Afganistan më 11 gusht të vitit 2003, me qëllim të ofrimit të sigurisë në të gjithë vendin. Kjo forcë, fillimisht u vendos në Kabul për t’u zgjeruar në të gjithë Afganistanin në vitin 2006.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Afganistan kishte për qëllim të trajnonte forcat afgane që ta merrnin sigurinë në vendin e tyre.

Presidenti amerikan Barak Obama e shtoi misionin në vitin vitin 2009, duke deklaruar se do të dërgonte 30,000 trupa shtesë në Afganistan, porse kishte në plan për tërheqje trupash deri në vitin 2011.

Në maj të vitit 2011, forcat amerikane në Pakistan vranë Osama bin Ladenin duke nxitur diskutimin e pranisë së vazhdueshme ushtarake në Afganistan. Një muaj mëm vonë, Presidenti amerikan Obama deklaroi se kishte në plan të tërhiqte trupat nga Afganistani.

Edhe pse u përpoq të tërhiqte trupat deri në vitin 2014, ai tha se situata e sigurisë mbeti e pasigurt, duke deklaruar se mijëra trupa do të mbeteshin ende atje.

Në vitin 2020, administrata Trump nënshkroi një marrëveshje paqeje me talebanët që siguronte tërheqjen e trupave amerikane dhe shkëmbimin e të burgosurve, por qeveria afgane tha se ata nuk ishin pjesë e marrëveshjes.

Përfundimisht, në prill të vitit 2021, Presidenti i sapozgjedhur amerikan Joe Biden njoftoi një tërheqje të plotë të forcave amerikane deri më 11 shtator. Kryengritja talebane më pas rriti intensitetin e saj, duke rezultuar në marrjen e pushtetit në Afganistan në gusht të ketij viti.

Lufta e udhëhequr nga SHBA në Afganistan rezultoi në vdekjen e të paktën 157,000 njerëzve, sipas një raporti të vitit 2019 nga projekti i Kostove të Luftës të Universitetit Broën (Brown University’s Costs of War project). Projekti vlerëson se 5.3 milionë njerëz u zhvendosën nga brenda apo u larguan nga Afganistani.

Një raport i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA në mars të vitit 2021 vlerësoi se lufta dhe rindërtimi i Afganistanit i kushtuan departamentit amerikan 837.3 miliardë dollarë (710.9 miliardë euro), ndërkohë që disa vlerësime tjera thonë se kjo kosto kishte arritur në gati 1 trilion dollarë.

 

Linku: https://www.euronews.com/2021/08/16/afghanistan-in-context-what-s-the-background-to-today-s-crisis