Afganistan, të ftohtit ekstrem vret më shumë se 150 persona

Të paktën 157 njerëz kanë vdekur për shkak të dimrit të ashpër të Afganistanit, ka deklaruar të martën një zyrtar i talebanëve.

Afganistani po vuan një nga dimrat e tij më të ftohtë, me temperatura që bien deri në minus 28 gradë Celsius në fillim të janarit – shumë më poshtë mesatares mbarëkombëtare midis 0 dhe 5 gradë Celsius për këtë periudhë të vitit.

Ndikimi është përkeqësuar nga sasia e kufizuar e ndihmave humanitare që shpërndahet në këtë vend, pas ndalimit të talebanëve për punonjëset e OJQ-ve femra.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA) tha në Twitter të dielën se po shpërndan ndihma, të tilla si batanije, ngrohje dhe strehim përreth 565,700 njerëz.

Rreth 70,000 bagëti janë ngrirë në të gjithë vendin, tha për CNN të martën Shafiullah Rahimi, një zëdhënës i Ministrisë së Menaxhimit të Fatkeqësive të Talibanëve.

Rreth 28.3 milionë njerëz-afërsisht dy të tretat e popullsisë së Afganistanit-kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare për të mbijetuar, sipas një raporti të fundit të UNOCHA./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala