Abazoviq thotë nëse varet nga ai Mali i Zi nuk do ta tërheq njohjen e Pavarësisë së Kosovës

Politikani me prejardhje shqiptare dhe prirësi i koalicionit “E zeza mbi të bardhën” në Mal të zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se nuk mund të ndodh tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Mali i zi, po qe se qeveria e re varet  nga ai.

“Absolut, nuk mund të ndodh nëse ajo ka me u varë nga ne, nuk e di si nuk e keni të qartë. Këtë mund ta bëj vetëm ky koalicioni opozitar me TPS-në, jo me ne”, ka thënë ai në një intervistë për KALLXO.com.

LIVE- Intervistë me Dritan Abazoviqin

LIVE- Intervistë me Dritan Abazoviqin

Publiée par Kallxo.com sur Samedi 5 septembre 2020

Abozoviq aktualisht në Mal të Zi po konsiderohet si vendimtar për formimin e qeverisë atje.

Ai ka folur edhe për disa telefonata që politikat kosovarë ia kishin bërë, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve në Mal të zi.

Abazoviq thotë se e telefonuan politikanët kosovarë pas zgjedhjeve në Mal të Zi

www.kallxo.com