A është ky fillimi i fundit për Joe Biden?

A e ka mbijetuar papritur Joe Biden dobishmërinë apo efektshmërinë e tij?

Kjo është ajo që shumë amerikanë të prirur ndaj teorive të konspiracionit po thonë ndërkohë që po rritet zhurma rreth dokumenteve të klasifikuara të gjetura në një nga zyret e Presidentit dhe shtëpinë e tij në Delaware.

Teoria shkon diçka kësisoji: zgjedhjet afatmesme panë fundin e tyre, fuqia e Trumpit po pakësohet dhe të gjithë në Uashington e dinë se Joe Biden është shumë i vjetër dhe i ngathët për të luftuar deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 dhe më tej. Pra, ‘shteti i thellë’ – fuqitë e fshehta që udhëheqin me të vërtetë Amerikën – mendojnë se tani mund ta shmangin me siguri plakun dhe ta sjellin një lider tjetër demokrat.

Në një nivel, një mendim i tillë është një shembull tjetër i stilit paranojak në politikën amerikane. Megjithatë, teoritë e konspiracionit shpesh e marrin fuqinë e tyre nga elementë të së vërtetës.

Ka forca në establishmentin demokrat që tani do të dëshironin që Joe Biden ta pranonte pensionin e tij të vonuar prej kohësh. Dhe rrethanat e kësaj historie të “dokumenteve të klasifikuara” janë të dhimbshme, për ta thënë butë. Vetëm për shkak se jeni paranojak, siç nuk e tha plotësisht Joseph Heller, nuk do të thotë se ata nuk po ju gënjejnë.

Le të fillojmë me kronologjinë.

Dhjetë dokumentet e para të këtij grupi dokumentesh u gjetën, gjoja, më 2 nëntor, pak para zgjedhjeve afatmesme.

Atë ditë, avokatët personalë të Joe Biden-it sapo u futën në zyrën e tij private në Qendrën Penn Biden për Diplomaci dhe Angazhim Global, hasën në një dosje të shënuar ‘personale’ që përmbante disa dokumente të ndjeshme shtetërore të cilat nuk duhej të ishin aty. Siç do të bënte secili besnik prodemokratik në Amerikë, edhe ata më pas bën gjënë e duhur duke i lajmëruar Arkivat Kombëtare dhe i dorëzuan të njëjtat menjëherë. Një vendim ky shumë më i duhur se ai i të poshtrit Donald Trump, i cili grumbulloi ilegalisht një numër shumë më të madh dokumentesh në Mar-a-Lago dhe refuzoi t’i kthente ato, etj., etj.    

Por a ishte ai zbulim fillestar aq i rastësishëm ashtu siç na thotë Ekipi Biden?

Çfarë po gërmonin avokatët privatë të Bidenit në atë zyrë në atë kohë?

A mund të ketë lidhje me faktin se republikanët sapo ishin gati ta rifitonin Dhomën e Përfaqësuesve, gjë që do t’u jepte kundërshtarëve të Biden fuqinë e Kongresit për të hetuar pjesë të së kaluarës së tij që ai do të preferonte t’i linte të pashkelura?

Donald Trump e quan familjen Biden “familja e krimit Biden” – dhe kjo, natyrisht, është hiperbolë Trumpiane. Por kushdo që ka lexuar në ndonjë detaj për çështjet e biznesit të Jim Biden, vëllait të Joe, dhe djalit tejet famëkeq të Presidentit, Hunter, e di se shpifja nuk është krejtësisht e pasaktë. Ka shumë marrëveshje të dyshimta në të kaluarën e Bidenëve. Periudha më e errët duket se ka qenë gjatë mandatit të dytë të Barack Obamës, kur Joe ishte ende Zëvendës President dhe familja e tij u përpoq të përfitonte nga ndikimi i tij kudo që të ishte e mundur.

Kjo na kthen te këto dosje të zbuluara me shenja të klasifikuara, të cilat dyshohet se rrjedhin nga koha e Bidenit si zëvendës president. Dhe disa pyetje të tjera të rëndësishme: cili është saktësisht qëllimi i Qendrës Penn Biden për Diplomaci dhe Angazhim Global të Universitetit të Pensilvanisë, e cila u themelua në vitin 2017, pasi Joe Biden u largua nga detyra? A është thjesht, siç thotë uebfaqja e saj, të ‘angazhohen studentët dhe partnerët e Penn me fakultetin dhe qendrat globale të tij për t’i mbledhur liderët botërorë, për të zhvilluar dhe avancuar politika të zgjuara’.

Në dy vitet pas lansimit, donacionet e huaja për Universitetin e Pensilvanisë u trefishuan, duke arritur në 61 milionë dollarë – pjesa më e madhe nga Kina. Sa i përfshirë ishte ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, i cili në atë kohë fitonte vetë shuma të konsiderueshme parash, në qendrën që mbante emrin e tij? Është e qartë se dosjet e klasifikuara të qeverisë nga koha e tij në pushtet gjetën rrugën e tyre në zyrën e Qendrës në Uashington.

Një pyetje tjetër kryesore: pse kjo histori po shfaqet pikërisht tani – dy muaj pas dorëzimit të pjesës së parë të dosjeve dhe pothuajse një muaj pasi avokatët e Biden raportuan se një grumbull tjetër “dosjesh me shenja të klasifikuara” ishte zbuluar në shtëpinë e Biden në Delaware?

Historia është prishur menjëherë pasi Joe Biden mund apo jo ta ketë marrë një vendim për të ardhmen e tij gjatë festës së tij të Krishtlindjeve në Karaibe. Pas disa vitesh të ashpra, Biden dukej se po e shijonte atë që një nga ndihmësit e tij e quajti një “tronditje” të momentit politik kur filloi viti 2023. Fjala në Uashington ishte se i nxitur nga zhvillimet e fundit dhe shpresat për një përmirësim të ekonomisë amerikane, ai do ta shpallte synimin e tij për të kandiduar sërish. 

Tani, befasisht, ai po merr përgjigje të sikletshme për një skandal të mundshëm – një që është veçanërisht i turpshëm për Biden, duke pasur parasysh devotshmërinë me të cilën partia e tij i dha leksione Donald Trump-it për shenjtërinë e sekretit shtetëror.

Paralelet midis historisë së “dosjeve të grumbulluara nga Trump” dhe historisë së “dosjeveve të grumbulluara nga Biden” mund të prishen gjithashtu në të dyja drejtimet. Nga njëra anë, mbrojtësit e Bidenit do të thonë se ngadalësia e tij nuk ishte asgjë, në shkallë dhe qëllim, krahasuar me shkeljen flagrante të rregullave për materialet e klasifikuara nga Trump, dhe mund të kenë të drejtë.

Nga ana tjetër, krahasimi mund të përfundojë duke i ofruar Bidenit një mënyrë të pastër për të dhënë dorëheqjen me krenarinë e tij të paprekur. “Ndryshe nga paraardhësi im, unë e marr shumë seriozisht sigurinë kombëtare”, mund ta thotë ai për këtë. “Nëse kam dështuar në detyrat e mia në ndonjë aspekt…”. Po e kuptoni për çfarë po flas.

Më pas, media mund të kalojë përmes disa cikle lajmesh duke e përshkruar atë si një njeri të nderuar që ra mbi shpatën e tij, fatkeqësia politike që është Kamala Harris do ta plotësonte shkeljen e tij dhe gara për vitin 2024 do të hapej sërish. Kjo është e gjitha shumë spekulative, natyrisht. Por atëherë ne jetojmë në një kohë kur Joe Biden është president dhe gjëra shumë të çuditshme po ndodhin në zemër të fuqisë amerikane./The Spectator