PHOTO: Luc Montagnier, Source/REUTERS

Vdes virologu francez i cili bashkë-zbuloi virusin HIV

Virologu francez Luc Montagnier, i cili fitoi çmimin Nobel për rolin e tij në zbulimin e virusit të mungesës së imunitetit (HIV) që shkakton AIDS, ka vdekur, njoftoi të enjten agjencia franceze e lajmeve AFP.

Montagnier, i cili ishte 89 vjeç, ndau gjysmën e çmimit Nobel për Mjekësi të vitit 2008 me kolegen e tij shkencëtaren franceze, Francoise Barre-Sinoussi për rolin e tyre në zbulimin e virusit. Gjysma tjetër iu dha studiuesit gjerman të kancerit Harald zur Hausen.

Montagnier, i cili shkaktoi polemika në vitin 2020 duke thënë se ai besonte se koronavirusi ishte krijuar në një laborator kinez, lindi në vitin 1932 në Francë dhe mori doktoraturën në virologji në Universitetin e Parisit.

Më vonë ai u bë Drejtor i Fondacionit Botëror për Kërkimin dhe Parandalimin e SIDA-s në Paris.

Në vitet para fillimit të epidemisë së SIDA-s, Montagnier kishte bërë zbulime të rëndësishme në lidhje me natyrën e viruseve dhe kishte kontribuar në të kuptuarit se si viruset mund të ndryshojnë informacionin gjenetik të organizmave pritës.

Hulumtimi i tij i interferonit, një nga mbrojtesit e trupit kundër viruseve, i hapi gjithashtu rrugë kurës mjekësore për sëmundjet virale. Reuters