Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

9 të vdekur nga COVID-19 për 24 orë

Gjatë 24 orëve kanë vdekur 9 persona të infektuar me COVID-19.

Sipas njoftimit të IKShPK 78 persona janë infektuar nga 459 mostra të testuara, ndërsa 190  janë shëruar.

Aktualisht në Kosovë janë të infektuar 13.791 persona nga 52.616 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 548 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.113 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.130.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 29 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe komuna Suharekë 2 raste.