Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

759 gjoba për mosrespektim të masave anti COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka gjobitur qindra qytetarë për mosrespektim të masave për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19.

Sipas njoftimit të Policisë, në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave të parapara në Ligjin COVID-19 janë gjobitur 759 persona.

Që nga muaji mars i vitit të kaluar, kur është shfaqur rasti i parë në Kosovë, e deri më sot janë regjistruar 51,731 të infektuar me coronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 1,340.