Foto: LSA

66 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri dhe një i vdekur

66 raste të reja  me Covid 19 dhe 1 person ka vdekur në Shqipëri.

Në total janë kryer 280 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1086. /oranews