Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

569 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid

Qytetarët në Kosovë po vazhdojnë që të mos i respektojnë masat për parandalimin e përhapjes COVID-19. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 569 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19. Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 1369 gjoba trafiku. Bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 11 aksidente trafiku me të lënduar dhe 30 aksidente me dëme materiale. RTV21