5 të lënduar në aksidentin mes dy kamionëve dhe një veture në Malishevë

Pesë persona janë dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara në një aksident trafiku në fshatin Dragobil të Malishevës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, tha për KALLXO.com se në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një automjet udhëtarësh.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:35.

“Për pasojë, përveç dëmeve materiale, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore” – tha Elezi.

Ai shtoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se rasti po trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.