CoVid-19 - Të shëruar

327 persona të shëruar nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 327 persona janë shëruar nga COVID-19.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 327 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97 mijë e 384 raste.

Ndërsa, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 6 mijë e 758.

IKSHPK njoftoj se brenda 24 orëve një person i moshës 47 vjeçar ka vdekur, ndërsa 153 raste kanë rezultuar pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 106,345 raste nga 552,070 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,203 raste të vdekjes.