3 vite më parë, në Kuvendin e Kosovës ishte tentuar zhbërja e Gjykatës Speciale

23 dhjetori i vitit 2017 kishte mbledhur deputetët e Kuvendit të Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme.

Atë natë u tentua që të votohej shfuqizimi i Ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale, për çfarë ishin aktivizuar disa parti politike një natë më parë.

Kjo nënkuptonte që me shfuqizim të Ligjit të zhbëhej edhe Gjykata Speciale.

Mirëpo e gjithë kjo nismë kishte mbetur veç tentim, pasi që nuk kishte dalë fare në votim.

Kjo për shkak të një reagimi të fuqishëm dhe madje “kërcënues” nga autoritetet ndërkombëtare, por edhe për shkak të qëndrimit kundërshtues të opozitës së asaj kohe, Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, kishte shkruar se një vendim i tillë do ta dërgonte Kosovën larg Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Një vendim për revokimin e Gjykatës Speciale do të shënonte një pikë kthese larg sundimit të ligjit, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Kosovë, mos e zgjidhni atë të ardhme për fëmijët tuaj!”, kishte shkruar Delawie në Twitter.

Madje ai e kishte deklaruar se ajo çfarë po tentohej të bëhej, ishte “thikë pas shpinës së ShBA-së”.

Mesazhi i Tretë i Delawie: Shfuqizimi i Speciales, Thikë Pas Shpine

3 vite më vonë, Gjykata Speciale ka publikuar aktakuzat e para, ku deri më tani janë arrestuar disa pjesëtarë e drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi e të tjerë.