COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

3 të vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 3 raste të vdekjes me COVID-19.

Një i vdekur raportohet në Malishevë (81 vjeç), një në Prishtinë (59 vjeç) dhe një në Prizren (78 vjeç).

IKShPK ka testuar 3,454 mostra, prej të cilave 426 kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 68,777 nga 303,652 persona të dyshimtë me COVID-19 dhe 1,595 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59,643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7,539.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 172 raste, Pejë 36 raste, Gjakovë 32 raste, Ferizaj 27 raste, Gjilan 26 raste, Mitrovicë 20 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Prizren 13 raste, Lipjan 9 raste, Rahovec 9 raste, Deçan 8 raste, Podujevë 8 raste, Vushtrri 8 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 6 raste, Viti 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Graçanicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Obiliq 3 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Junik, Malishevë dhe Suharekë.