Ilustrim

3 të vdekur e 131 të infektuar në Shqipëri nga COVID-19

Tre persona e kanë humbur betejën e 131 janë infektuar me coronavirusin e ri në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mirela Cami, tha se në 24 orët e fundit janë kryer 842 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur: 49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 në Kukës e Berat, nga 4 në Shkodër, Krujë e Fier, 3 raste në Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Dibër, Has, Vlorë, Përmet, Klos e Patos dhe nga 1 rast në Kavajë, Pogradec, Sarandë dhe Delvinë.

Sipas ministres, në 24 orët e fundit 115 persona e kanë fituar betejën me COVID-19, ndërsa betejën e kanë humbur një 47-vjeçar nga Shkodra, një 72-vjeçare nga Elbasani dhe një 75-vjeçare nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.