263 fëmijë të nxjerrë nga rrënojat në Turqi nuk mund të bien në kontakt me familjet e tyre

Familjet e 263 fëmijëve që u nxorrën nga rrënojat në Turqi nuk mund të kontaktohen, thotë një komunikatë e së premtës nga Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të vendit.

Nga fëmijët e shpëtuar, familjet e të cilëve nuk u arrit të kontaktohen, 162 fëmijë vazhdojnë të trajtohen në spitale, ndërsa 101 fëmijë janë transferuar në njësitë përkatëse të ministrisë dhe janë marrë nën kujdesin institucional pas trajtimit të tyre.

Ministria njoftoi se 18 fëmijë u janë dorëzuar familjarëve të tyre pas kontrollit dhe verifikimit të identitetit.

Më shumë se 21,000 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Siri, dhe punonjësit e ekipeve të kërkim-shpëtimit tani po garojnë me kohën për t’i tërhequr të mbijetuarit nga rrënojat e ndërtesave të shembura në kushte të ftohta dimri.

Të paktën 78,124 njerëz janë plagosur në të Turqi dhe Siri, sipas autoriteteve nga të dyja këto vende./CNN

 

Përgatiti: Nuhi Shala