Foto: Oliver Weiken/Getty Images/CNN

19 të vdekur nga një shpërthim i shumëfishtë i veturave në Kajro

Të paktën 19 njerëz kanë vdekur 30 të tjerë janë plagosur në një shpërthim të shumëfishtë të veturave jashtë Institutit Kombëtar të Kancerit në Egjipt, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, raporton CNN.

Një makinë që lëvizte në kah të kundërt me veturat e tjera u përplas me tre vetura të dielën natën në rrugën “Nile Corniche” në kryeqytetin Kajro dhe shkaktoi një shpërthim dhe një zjarr, tha Ministria e Brendshme egjiptiane në një deklaratë në Facebook.

Të dëmtuarit në shpërthim u dërguan në spitale dhe do të merren veprime ligjore për rastin, tha Ministria.

Të paktën tre viktima ishin në gjendje kritike, tha Ministria e Shëndetësisë, dhe 54 pacientë në Institut u evakuuan në spitale të tjera për shkak të zjarrit.

Imazhet treguan përhapje të tymit ndërsa zjarrfikësit punuan për të shuar flakën në vendin ku ka ndodhur aksidenti natën e së dielës.

Sulmuesi egjiptian i Liverpool-it, Mohamed Salah, ngushëlloi familjet e viktimave dhe atyre të që u plagosën.

“Mbështetja dhe ngushëllimet e mia për familjet e viktimave dhe të plagosurve në shpërthimin pranë Institutit të Onkologjisë”, ka shkruar lojtari në Twitter.

Përgatiti: Dorentina Kastrati