180 kosovarë kthehen nga Gjermania dhe futen në karantinë te konviktet

180 shtetas të Kosovës janë kthyer sot nga Gjermania nën përcjelljen e organeve të sigurisë së Kosovës.

Ky është kontingjenti i tretë i të kthyerve nën krizën e shpërndarjes së virusit COVID-19.

Të kthyerit do të vendosen në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore për të larguar dilemat e infektimit me COVID-19.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 21 të infektuar me virus.