172 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 506 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë  172 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 10.419 raste nga 41.152 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 341 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 114 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.058 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.020.